Politike

"Pushofsh në paqe e shtrenjta jonë"/ Ish-ministri Sandër Lleshaj njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij

Ish-ministri ka njoftuar humbjen e madhe në një postim në rrjetet sociale, ku shprehu pikëllimin dhe nderimin për bashkëshorten e tij.

3 Shkurt 2025, 08:51 Nga B.Z
"Pushofsh në paqe e shtrenjta jonë"/ Ish-ministri
Violeta Lleshaj

TIRANË -  Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Violeta Lleshaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 58-vjeçare. Ish-ministri ka njoftuar humbjen e madhe në një postim në rrjetet sociale, ku shprehu pikëllimin dhe nderimin për bashkëshorten e tij. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën, më 4 shkurt 2025, në orën 12:00 në Varrezat e Maminasit.

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme. Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, shkruan ai.

sandër lleshaj violeta lleshaj

Sondazh

Poll