Politike

Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars!

Përmes një vidoe të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama u ka kujtuar atyre afatin e fundit të regjistrimit për të  votuar në zgjedhjet e 11 majit që është data 4 mars.

3 Shkurt 2025, 08:35 Nga E. D
Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi që të regjistrohen për zgjedhjet më 11 maj. Rama përmes një vidoe të shpërndarë në rrjetet sociale, u ka kujtuar atyre afatin e fundit të regjistrimit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit që është data 4 mars.

"Me këtë videokartolinë për shqiptarët e Greqisë, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë", shkruan Rama. 

edi rama zgjedhejt e 11 majit

Sondazh

Poll