Politike

"30 folës të rinj!" Sot Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve

Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka postuar dje një video në rrjetet sociale, kur veç mesazheve të dy të rinjve protagonistë në të, janë zbuluar edhe imazhe nga skena ku do të ngjiten 30 të rinj folës, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet me fjalimin e tij.

1 Shkurt 2025, 10:54 Nga M.B
"30 folës të rinj!" Sot Kuvendi Kombëtar i Rinisë
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste. Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka postuar dje një video në rrjetet sociale, kur veç mesazheve të dy të rinjve protagonistë në të, janë zbuluar edhe imazhe nga skena ku do të ngjiten 30 të rinj folës, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet me fjalimin e tij.

 Salla do të ketë të pranishëm të rinjtë nga Partia Socialiste, të cilët do të vijnë nga të gjitha qarqet, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

“Jemi në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet Kongresi Kombëtar. Një superevent ku kryefjalë është rinia. Ja ky është vendi ku rinia do të thotë mendimin e saj: qartë dhe pastër. Këtu do të kemi 30 folës të rinj,” thonë dy të rinjtë.

partia socialiste

Sondazh

Poll