Aktualitet

Armela Hasaj tregoi për kërcënimet nga Ramazan Mataj/ "Kemi 4 vite që s’flasim me të", flasin prindërit e saj: Kur na çuan fotot, më mirë të na kishte vdekur

Rustem Hasaj tregoi se vetëm e shoqja ka arritur të takojë dy djemtë e tyre të arrestuar në burg, por shtoi se nuk i kanë thënë asgjë në lidhje me vrasjen.

31 Janar 2025, 13:20 Nga r.ll
Armela Hasaj tregoi për kërcënimet nga Ramazan Mataj/ "Kemi
foto ilustruese

TIRANË- Prindërit e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt kanë folur lidhur me përfshirjen e vajzës së tyre Armelës në ngjarje. 

A kanë rrëfyer se kanë katër vite që nuk flasin me të bijën pasi zbuluan foto intime të saj me viktimën. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Rustem Hasaj, babai i saj tha se e bija është martuar dy herë me mblesëri, ndërsa i pyetur nëse do ta falin të bijën i përgjigj se gjithçka do ja lënë kohës.

Ai tregoi se vetëm e shoqja ka arritur të takojë dy djemtë e tyre të arrestuar në burg, por shtoi se nuk i kanë thënë asgjë në lidhje me vrasjen.

INTERVISTA:

Nëna Armela Hasaj: Zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur. E kam mësuar vrasjen e Ramazan Mataj në Tiranë ku kisha shkuar për vizitë, erdhën morën burrin. Nuk e mendova se do të ishin djemtë.

I keni parë të shqetësuar djemtë para 4 Janarit?

Babai: Unë jo, kurse gruaja bashkëshorten dhe fëmijën i dërgova një ditë. Nuk ka thënë asgjë, thjesht i ka përshëndetur.

Nëna: Djemtë nuk më thanë asgjë. Thjesht qëndruan me fëmijët.

Sa kohë keni që nuk flisni me Armelën?

Babai: Që atë natë kur erdhi kunata e saj nuk kemi komunikuar me Armelën. U bënë 4 vite.

Dy martesat e saj si kanë ardhur?

Babai: Me mblesëri. Ka qenë dakord të dyja herët për t’u martuar.

Motrat pretendojnë se burri i dytë ka pasur materiale në telefon që i ka dërguar viktima?

Babai: Mi kanë sjellë në 12 të natës, nuk kam mundur ti shoh.

Nëna: Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur

Kur e kuptuat që viktima e përndiqte?

Babai: Nga viti 2020 që kur tentoi t’i hyjë në familje dhe bëri denoncimin, ia lamë drejtësinë. Ne nuk jemi në dijeni se e ka ndjekur vazhdimisht, por që ka bërë një denoncim.

armela hasaj

Sondazh

Poll