Politike

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për dërgimin e mandatit të Sinajt në Gjykatë Kushtetuese

Projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro.

31 Janar 2025, 08:08 Nga r.ll
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për dërgimin e mandatit
kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj u votua kundër nga 61 deputetë, 12 abstenim dhe 0 pro.

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për dërgimin e mandatit

14 deputetë të opozitarës, kishin dorëzuar në Kuvend mocionin ku kërkonin konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Partia Demokratike e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij.

Në mocionin thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

mandati i vullnet sinajt

Sondazh

Poll