Politike

"Të miratohet projektligji për Sky dhe EncroChat"/ Sula: Çdo deputet të deklarojë nëse ka telefona me platformë të koduar! Të bëhet transparencë

Sipas Sulës arsyeja përse projekligji nuk miratohet është sepse deputetët dhe ministrat e mazhorancës kanë pasur telefona të koduar dhe duan që të mos hetohen apo publikohen këto të vërteta nëpërmjet një Komisioni.

30 Janar 2025, 15:30 Nga B.Z

"Të miratohet projektligji për Sky dhe EncroChat"/ Sula:

TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, nga foltorja e kuvendit ka kërkuar që të miratohet projektligji për Sky ECC dhe Encrochat. Sula u shpreh se çdo politikan, deputet, ministër duhet të vetëdeklarohet për përdorimin e SKY ECC dhe telefonave me platformë të koduar. Sipas Sulës arsyeja përse projekligji nuk miratohet është sepse deputetët dhe ministrat e mazhorancës kanë pasur telefona të koduar dhe duan që të mos hetohen apo publikohen këto të vërteta nëpërmjet një Komisioni.

Sula: Deputetët të deklarohen se kush ka përdorur Sky dhe Encro Chat. Të miratohet projekt-vendim për këtë çështje. Ka tre muaj dhe nuk merrni masa për këtë projekt-ligj. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike. Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat. Çdo deputet nuk ka pse të ketë frikë se numri është publik. Për çfarë i duhet politikanit, ministrit, kryetarit të bashkisë tuaj të mbajë telefona të koduar. Ju kërkoj ta fusni një sahat e më parë këtë kërkesë në seancë plenare, sa më shpejt kjo nismë të jetë në Kuvend. Të bëhet transparencë”

dashnor sula kuvend

Sondazh

Poll