Politike

Tragjedia ajrore në SHBA/ Ministria e Jashtme: Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur 

Ministria shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe solidarizohen për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë amerikane.

30 Janar 2025, 15:17 Nga M.B
Tragjedia ajrore në SHBA/ Ministria e Jashtme: Mendimet tona janë
Igli Hasani

SHBA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tragjedinë ajrore të ndodhur në Washington DC, SHBA përmes një publikimi në rrjetin e saj social 'X'. Ministria shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe solidarizohen për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë amerikane. Në postim shkruhet se mendimet shkojnë për viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese.

“Tragjedia rrëqethëse në Washington DC na ka lënë thellësisht të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidariteti ynë shkojnë për familjet e prekura, popullin amerikan dhe qeverinë pas këtij aksidenti ajror tragjik. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”, shkruan ministria e Jashtme.

 

igli hasani

Sondazh

Poll