Politike

Rama: Kryepeshkopi Anastas erdhi mes nesh 33 vite më parë si prift nga Greqia! Sot ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë

Rama shtoi se Kryespeshkopi erdhi në vendin tonë 33 vite më pasi si prif nga Greqia. Ai u u ndal edhe tek vështirësitë në rrugëtimin e Kryepeshkopit në shërbim të besimtarëve në vendin tonë.

30 Janar 2025, 12:59 Nga N.F
Rama: Kryepeshkopi Anastas erdhi mes nesh 33 vite më parë si prift nga
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Rama u shpreh se Kryepeshkopi Anastas sot se po largohet si Anastasi i Shqipërisë dhe kjo deshmohet ka varrosja e tij në tokën Shqiptare.

Rama shtoi se Kryespeshkopi erdhi në vendin tonë 33 vite më pasi si prif nga Greqia. Ai u u ndal edhe tek vështirësitë në rrugëtimin e Kryepeshkopit në shërbim të besimtarëve në vendin tonë. Rama theksoi se Kryepeshkopi u desh të përballej me zjarret e konflikteve fëmijërore të fqinjësisë me Greqinë.

Rama: Sot më takon të kujtoj në nderim e tij diçka që shumë e kanë parë dhe shumë të tjerë se kanë kuptuar, apo s’kanë dashur ta besojnë por që në fund ai e dëshmoi në 33 vite dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu, në tokën e Shqipërisë, i cili me kërkesën e tij do të varrohet në këtë Katedrale të ngjalljes së Krishtit, siç ai e quajti Katedralen.


Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit në një jetë kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshim se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vite më parë si prift nga Greqia dhe pas 33 viteve ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.

rama kryepeshkopi janullatos

Sondazh

Poll