Politike

Kalendari dhe futja në rend dite e investimeve strategjike/ Zhupa në kuvend akuza PS: Po fusni projektligje e ligje për oligarkë dhe qëllime elektorale!

Sa i takon "Paketës së Maleve deputetja demokrate akuzoi PS se kanë falsifikuar datën dhe kanë shkelur kodin zgjedhor. Sipas saj PS po bën aset elektoral pasi po e kalon 4 muaj para zgjedhjeve.

30 Janar 2025, 15:18 Nga B.Z
Kalendari dhe futja në rend dite e investimeve strategjike/ Zhupa në
Ina Zhupa

TIRANË - Deputetja Demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit, se PS po fut projektligje në rendin e ditës sipas saj për oligarkët dhe për qëllime elektorale. Akuzat e Zhupës erdhën pas kalendarit dhe futjen në rend dite, të investimeve strategjike, Paketës së Maleve dhe çështjeve të tjera, të cilat deputetja demokrate i quajti klienteliste dhe me qëllime elektorale. Sa i takon "Paketës së Maleve deputetja demokrate akuzoi PS se kanë falsifikuar datën dhe kanë shkelur kodin zgjedhor. Sipas saj PS po bën aset elektoral pasi po e kalon 4 muaj para zgjedhjeve.

Ina Zhupa: Po fusni projektligje e ligje për oligarkë dhe qëllime elektorale, për 100 grante elektorale si në rastin paketa e maleve, për Partinë Socialiste. Paketën e maleve e keni futur pa datë, kishit parashikuar një datë boshe 10 janar, por keni shkelur kodin zgjedhor, sepse keni falsifikuar datën dhe po e kaloni 4 muaj para zgjedhjeve. Po bëni aset elektoral, po kthehen deputetët për votën e PS-së. 100 grante parashikon paketa e maleve, që parashikon PS sepse do jetë në funksion të saj dhe mund ta quajmë “Rilindja e Maleve". Ju nuk fusni ligje për mbrojtjen e qytetarëve, ligje për rastet e përmbytjeve, siç po ndodh edhe në Durrës. Për këto dhe të tjera u shprehëm kundër kalendarit në Konferencën e Kryetarëve. Na sillni shkresën e KQZ që ju lejon juve t’i fusni këto projektligje në kalendar për seancë. Në të kundërt janë ligje elektorale.

 

ina zhupa kuvend

Sondazh

Poll