Politike

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, nis me një minutë heshtje seanca plenare

Në rendin e ditës të seancës  pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje.

30 Janar 2025, 14:58 Nga r.ll

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, nis me një minutë heshtje

TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit.  

Në rendin e ditës të seancës  pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje. Gjatë seancës plenare është parashikuar po ashtu të miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024.  Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””. 

Po ashtu në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë. Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj.sot merret vendimi për mandatin e deputetit të PS Vullnet Sinaj

seance plenare 30 janar 2025

Sondazh

Poll