Politike

"Nuk është Tik-Toku vrasësi por Encrochati"/ Berisha: Rama ka pasur 3 të tillë! Të ngrihet Komisioni i së Vërtetës! Të nxjerrim para shqiptarëve lidhjet e politikës me krimin!

Berisha shprehet se përmes këtij komisioni do të dalin lidhjet e krimit me politikën. Berisha ngre akuza se deputetët e mazhorancës përdorin EncroChat, madje sipas tij vetë kryeministri Edi Rama ka 3 të tilla. 

30 Janar 2025, 15:24 Nga B.Z

"Nuk është Tik-Toku vrasësi por Encrochati"/ Berisha:

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në seancën e sotme plenare në Kuvend ngritjen e një komisionit hetimor të së vërtetës, mbi Sky ECC dhe Encrochat. Berisha shprehet se përmes këtij komisioni do të dalin lidhjet e krimit me politikën. Berisha ngre akuza se deputetët e mazhorancës përdorin EncroChat, madje sipas tij vetë kryeministri Edi Rama ka 3 të tilla. 

Berisha: Të dashur qytetarë, nuk është tik-toku rrugaci që thotë aidullahi i Tiranës. Është Encrochati, krimineli, vrasësi trafikanti. Prandaj dhe krijimi i komisionit të vërtetës në bazë të propozimit të zotit Sula për të nxjerrë para shqiptarëve lidhjet  e politikës me krimit është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me dy dhe tre Encrochate, absolutisht. Të krijojmë komsionin e së vërtetës, dhe kryeministri ka pasur tre të tillë, dy ose tre. Harruat ju se si e denoncoi bashkëjetuesja e MCGonigal që tha se lëshonte orë të tëra në Sky ECC me Edi Ramën, i harruat ju këto janë të gjitha të dokumentuara. Është më mirë të zbardhim vetë, ti nxjerrim vetë.

 

sali berisha

Sondazh

Poll