Sport

UEFA dënon Mourinhon me një ndeshje: Portugezi humbet sfidën ndaj Midtjylland...

Kjo për shkak se skuadra turke e fenerbahçes u vonua për të hyrë në fushë në pjesën e dytë të përballjes me Lionin.

29 Janar 2025, 16:38 Nga DOSJA
UEFA dënon Mourinhon me një ndeshje: Portugezi humbet sfidën ndaj

ZVICER - José Mourinho nuk do të jetë në stolin e Fenerbahçes në duelin e kësaj të enjte kundër Midtjylland. Sipas shtypit turk, UEFA ka vendosur ta pezullojë trajnerin portugez për të paktën një ndeshje.

Gjithçka lidhet me faktin se skuadra e Stambollit u rikthye me vonesë në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes kundër Lionit, të luajtur të enjten e kaluar, duke çuar kështu në rifillimin e ndeshjes më vonë se koha e planifikuar.

Kujtojmë se përballja e kësaj të enjte ndaj Midtjylland, e cila do të luhet në Danimarkë, është vendimtare për të ardhmen e të dyja skuadrave në Ligën e Evropës, pasi të dyja nuk e kanë siguruar ende kualifikimin në play-off të kompeticionit. José Mourinho do të duhet ta shikojë këtë sfidë nga tribuna...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll