Politike

Hyn në fuqi sot marrëveshja mes Kosovës dhe Italisë për njohjen e patentës

Njohja e patentës u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike dhe as nga pjesa praktike.

29 Janar 2025, 14:32 Nga N.F
Hyn në fuqi sot marrëveshja mes Kosovës dhe Italisë për
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar qytetarët se nga sot ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentës me Italinë. Njohja e patentës u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike dhe as nga pjesa praktike.


“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë. Njëkohësisht, kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët që kanë nevojë ta ndërrojnë dokumentin”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim bëhet me dije se finalizimi i këtij procesi është një hap i rëndësishëm për vendin dhe qytetarët sepse me këtë rast do të riafirmohen raportet e shkëlqyera që gëzojnë Republika e Kosovës me Republikën e Italisë.

kosove itali patente

Sondazh

Poll