Politike

Konferenca e Kryetarëve/ Zhupa: Kodi Zgjedhor e ndalon, keni futur Paketën e Maleve, 100 grante elektorale për vota për PS

Zhupa theksoi se Kodi Zgjedhor ndalon shpërndarjen e granteve në kohë zgjedhore, teksa kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ta heqë nga kalendari i punimeve.

29 Janar 2025, 11:28 Nga I.A
Konferenca e Kryetarëve/ Zhupa: Kodi Zgjedhor e ndalon, keni futur
Konferenca e kryetareve

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka deklaruar se 'Paketa e Maleve' e prezantuar nga qeevria Rama wshtw ligjvënie elektorale. Nga Konferenca e Kryetarëve, Zhupa është shprehur se grantet e dhëna, janë grante elektorale, në këmbim të votës për PS-në. Zhupa theksoi se Kodi Zgjedhor ndalon shpërndarjen e granteve në kohë zgjedhore, teksa kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ta heqë nga kalendari i punimeve.

"Ne jemi mbledhur me 20 Janar dhe Paketa e Maleve nuk ka rezultuar ne projekt-kalendar. Tani na del qe e paskan depozituar ne daten 10 Janar. Keni futur per ne seance plenare sepse po e perdorni Kuvendin si aset elektoral dhe po beni ligjvenie elektorale me qellim shperndarjen e favoreve dhe parase publike per te marr voten per Partine Socialiste. Ju parashikoni te jepni grante per te marr vota. Kodi Zgjedhor e ndalon kete shperndarje grantesh ne kohe zgjedhore por ju nuk pyesni. Nderkohe ligjet e ministrave tuaj i kaloni me korsine e shpejte, ndersa nismat e deputeteve kane me vite qe nuk shqyrtohen. Hiqeni urgjentisht nga kalendari sepse jeni ne shkelje te kodit zgjedhor," tha Zhupa. 

ina zhupa konferenca e kryetarëve

Sondazh

Poll