Politike

"McGonigali nuk është i vetëm", Berisha: Përgjigjia e UNDP për Linda Ramën do i dërgohet medieve botërore

Berisha u shpreh se grupi i deputetëve të cilët i drejtuan letër bordit të UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim), ku i kërkuan që Linda Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama, morën një përgjigje "të papërgjeshme".

29 Janar 2025, 12:48 Nga r.ll
"McGonigali nuk është i vetëm", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Berisha u shpreh se grupi i deputetëve të cilët i drejtuan letër bordit të UNDP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim), ku i kërkuan që Linda Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama, morën një përgjigje "të papërgjeshme".

Sipas kreut të PD-së për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interesit. Ai u shpreh se letra dhe përgjigja do shpërndahet në të gjitha mediat e botës.

"Një grup deputetësh me të drejtë i drejtuan letër bordit të UNDP, ku i kërkuan që zonja Rama të mos bëjë raportet e qeverisë Rama. Ishte përtej çdo pritshmërie përgjigjja e papërgjegjshme që erdhi. Ishte legjitimim ndërkombëtar i korrupsionit.
Në qoftë se për këtë organizatë nuk ekziston konflikti i interesit, për këtë organizatë nuk ekziston korrupsioni. Por nuk janë këto parimet mbi të cilat bazohet një institucion ndërkombëtar.

Mora këtë shembull... Ju them unë ju, kam informacione shumë të sakta se asnjë raport nga ky institucion nuk shkon pa u miratuar nga qeveria. Nuk është vetëm një McGonigal. E ka Sergei Esenin: Sa mace ka kjo botë, vargut të tyre fundin nuk ia gjen dot. Po, e vërteta. Kështu që të thotë diplomatja se e kemi zgjedhur me kritere, po kujt i thua moj zonjë...
Nuk mund t’ia kalojnë shqiptarëve në këtë mënyrë gjërat.

Ndaj dhe ajo letër dhe ajo përgjigje do shpërndahet në të gjitha mediat e botës. Përndryshe bëhet e pashpresë lufta kundër korrupsionit këtu. Në qoftë se Linda Rama çon raportet ndërkombëtare për performancën e Edi Ramës, në vend që t’u thonë faleminderit zotërinj deputetë për letrën që dërguat, marrin në mbrojtje shkelmimin e parimit universal të konfliktit të interesit.
Nuk ka akt më të papranueshëm. Por e thamë atë, McGonigali nuk është i vetëm.", tha Berisha.

sali berisha linda rama

Sondazh

Poll