Politike

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Beleri: Ceremonia mortore që do të zhvillohet në Tiranë është moment nderimi për njeriun që jetoi për dashurinë dhe paqen

Beleri shprehet në reagimin e tij se Kryepeshkopi Anastas ishte simbol i paqes, dialogut ndërfetar dhe harmonisë midis njerëzve

29 Janar 2025, 12:26 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Beleri: Ceremonia mortore që do
fredi beleri

TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Beleri shprehet në reagimin e tij se Kryepeshkopi Anastas ishte simbol i paqes, dialogut ndërfetar dhe harmonisë midis njerëzve. Ai thotë se punoi me përkushtim për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis komuniteteve fetare dhe për të promovuar vlerat e tolerancës dhe mirëkuptimit.

Sipas Belerit, ceremonia mortore që do të zhvillohet nesër në Tiranë është një moment reflektimi dhe nderimi për një njeri "që jetoi për të përçuar dashurinë dhe paqen midis njerëzve."

REAGIMI I PLOTË: 

Me trishtim dhe përulësi, përjetojme ikjen e Kryepeshkopit Anastas, njeriut që rindërtoi institucionin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë nga rrënojat që e kishte sjellë ateizmi i diktaturës komuniste. Atin shpirtëror të Ortodoksëve të Shqipërisë, që për 33 vjet iu dedikua atyre me përkushtim absolut.

Figurën e shquar të Ortodoksisë mbarëbotërore. Njeriun që frymëzoi në shpirtrat e të gjithë ortdodoksëve shpresën e besimit në Zotin Krisht. Klerikun misionar Anstasin që i shërbeu njeriut si ikonë e Zotit Krisht në Afrikë, akademikun, Teologun erudit që gëzonte respektin e krerëve kristianizmint por edhe të feve të tjera, Personalitetin Ekumenik Kryepeshkopin Anstas të Shqipërisë!

Kryepeshkopi Anastas ishte simbol i paqes, dialogut ndërfetar dhe harmonisë midis njerëzve. Ai punoi me përkushtim për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis komuniteteve fetare dhe për të promovuar vlerat e tolerancës dhe mirëkuptimit, që janë thelbësore për bashkëjetesën tonë.

Dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për jetën dhe veprën e tij, që ishte një dritë udhërrëfyese jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë shoqërinë. Ceremonia mortore që do të zhvillohet nesër në Tiranë është një moment reflektimi dhe nderimi për një njeri që jetoi për të përçuar dashurinë dhe paqen midis njerëzve.

Personalisht, me trishtim njerëzor, por edhe krenar për figurën e Tij, ndahem edhe unë nga ati im shpirtëror.

I përjetshëm kujtimi I Tij.

fredi beleri kryepeshkopi anastas janullatos

Sondazh

Poll