Politike

Rama në institutin Harry Fultz: Po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe punësimin falë njohjes së saj

Kryeministri u shpreh se diploma e Harry Fultz sipas tij është e barazvlefshme me Institutin e Teknologjisë së Manchesterit.

29 Janar 2025, 11:25 Nga r.ll
Rama në institutin Harry Fultz: Po krijohet një ekosistem i
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të organizuar në institutin Harry Fultz, i cili është dhe institucion akademik i Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT). 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se diploma e Harry Fultz sipas tij është e barazvlefshme me Institutin e Teknologjisë së Manchesterit.

“Diplomë 100% e barazvlefshme me Institutin e Teknologjisë së Manchesterit, por duke zhvilluar mësimet dhe praktikat në Tiranë. Është një kantier i hapur me shujmë projekte që po marrin formë dhe patjetër që këtu ka një rol të madh edhe vizioni, ambicia e vetë aktorëve, në këtë rast përfaqësuesve të Harry Fultz. E deshën këtë zhvillim, jemi takuar 16 muaj më parë, kur na e kanë prezantuar këtë ide dhe shprehur këtë ambicie duke kërkuar mirëkuptim për mbështetjen tonë. Sot këtu, kremtojmë këtë moment të zyrtarizimit të këtij programi dhe të hapjes së rrugës për aplikime, për të nisur me studimet në Institutin në këtë kampus, duke filluar nga sezoni i ardhshëm akademik. Të gjithë nxënësve u ka prirë mirë jeta që kanë ardhur në këtë derë, dhe shfaqet kjo mundësi për të vazhduar e thelluar studimet po këtu, por duke u bërë edhe amerikanë në profesion”, tha ai. .

Më tej ai foli edhe lidhur me projektet e reja duke nisur nga Parku i madh teknologjik Durana, Vlora Tech Space te Liceu francez teknologjik që do të hapet në Korçë. Sipas tij në vend po krijohet një ekonsistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe punësimin e mirëpaguar falë njohjes së teknologjisë

"Një nga vendimet që kemi sot është përfundimi i procesit për parkun e madh teknologjik Durana, hapësirë e re me legjislacion të posaçëm që do të mundësojë tërheqjen e kompanive apo start up-eve për të zhvilluar aktivitetin e tyre në territorin e këtij parku. Ata që do të kryejnë studimet në Institutin teknologjik Rochester në këtë fushë është horizont i ri, ashtu sikundër do të jetë edhe qendra tjetër Vlora Tech Space, në qendër të Vlorës, një godinë e papërdorur në mes të sheshit po transformohet në një hapësirë që do të vihet në funksion të teknologjisë. Do të hapim në shtator dyert e shkollës ekselente franceze në fushën e teknologjisë. Paralelisht edhe Liceun francez për teknologjinë në Korçë, një projekt që po e ndjekim së bashku me presidentin francez, një zotim i bërë ndaj një komuniteti qytetarësh në Korçë. Do të vazhdojmë me TUMO edhe në Shkodër, Elbasan. Po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe punësimin e mirëpaguar falë njohjes së teknologjisë", u shpreh Rama.

edi rama instituti harry fultz

Sondazh

Poll