Sport

Marc Cucurella tregon se djali i tij i madh vuan nga autizmi: “E shikonim se nuk ishte mirë, por nuk dinim se si ta ndihmonim”...

Mbrojtësi i majtë i Chelseat zbuloi se përballja me diagnozën e Mateos nuk ka qenë e lehtë

28 Janar 2025, 17:19 Nga DOSJA
Marc Cucurella tregon se djali i tij i madh vuan nga autizmi: “E shikonim

ANGLI - Marc Cucurella foli për faktin se djali i tij i madh është autik. Mbrojtësi i majtë i Chelseat, i cili ka dy fëmijë të tjerë me gruan e tij Claudia Rodriguez, zbuloi se nuk ka qenë e lehtë të përballej me diagnozën e Mateu, i cili është 6 vjeç.

"Një fëmijë autik nuk i kupton gjërat si vëllezërit e motrat e tij, duhet të mësosh të merresh me të. Të prek shumë. E shikon që nuk është mirë dhe nuk di si ta ndihmosh. Në shkollë ishte i trishtuar. Ai nuk ishte i lumtur, ai qante gjithmonë”, ka thënë lojtari i cituar nga ‘Daily Mail’.

Marc Cucurella, 26 vjeç, zbuloi se ata mësuan për diagnozën, menjëherë pasi u transferuan nga Brighton në Chelsea. Ditët e para te Blutë e Londrës nuk shkuan mirë.

"Nuk po shkonte mirë. Nuk gjetëm një mënyrë për ta ndihmuar. Më pas gjetëm një shkollë në Londër dhe u bë shumë më mirë. Mësuam të merreshim me situatën dhe ta kuptonim atë. Ai e bën veten të kuptueshëm, por duhet ta njohësh”,- theksoi ai.

"Ka një anë negative, por ka edhe një anë të mirë. Kur arrin diçka, një hap të thjeshtë përpara, kënaqësia është shumë më e madhe", shtoi ai. Këtë sezon, Marc Cucurella ka shënuar tre gola në 25 ndeshje me Chelsean.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 28 Janar 2025, 16:54

Guardiola: “Nuk mendoj se do eliminohem”

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar se nuk mendon se mund të eliminohet nga Champions League dhe se ndeshjen nd...