Sport

Guardiola: “Nuk mendoj se do eliminohem”

Manchester City duhet të fitojë për të hyrë në play-off

28 Janar 2025, 16:54 Nga DOSJA
Guardiola: “Nuk mendoj se do eliminohem”

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar se nuk mendon se mund të eliminohet nga Champions League dhe se ndeshjen ndaj Brugges nuk e sheh si problem, por si mundësi.

City duhet të mposhtë Brugges këtë të mërkurë për t'u kualifikuar në raundin e 32-të të Ligës së Kampionëve. Një barazim ose disfatë do t'i eliminonte ata nga gara.

"Situata është kjo që është, ne duhet të fitojmë dhe nëse jo eliminohemi. Duam të fitojmë që të kemi mundësinë të luajmë edhe dy ndeshje të tjera dhe të jemi në 1/16", tha  Guardiola këtë të martë në një konferencë për shtyp.

"Ky nuk është një problem, është një mundësi, një sfidë dhe ne do ta përballojmë si të tillë. Për klubin nuk do të ishte mirë (të mos kualifikohej), por nuk po mendoj për këtë. E di që njerëzit janë të shqetësuar, nëse jemi të klasifikuar apo jo. Por unë nuk e mendoj. Kam luajtur shumë herë në këtë lloj situatash, që kur kam nisur karrierën time. Jemi këtu për arsyet që i dimë tashmë, sepse nuk e kemi bërë mjaft mire detyrat”, komentoi ai.

Në lidhje me ndikimin financiar për mos vazhdimin e kompeticionet më të mëdha të klubeve në botë, Guardiola ka komentuar se ende nuk ka folur me pronarin e skuadrës për këtë dhe se e di se sa e rëndësishme është avancimi në këtë ‘Champions’.

“E di se sa e rëndësishme është financiarisht për klubin që të kalojë në raundin tjetër dhe e di se çfarë mund të ndikojë, por gjëja e parë për të cilën dua të kualifikohem është për arsye sportive. Në pesë apo gjashtë vitet e fundit shpenzimet neto të klubit ka qenë spektakolare nga klubi dhe se situata është e mirë dhe se nëse duam të shpenzojmë mund ta bëjmë këtë”.

Lidhur me lajmet e mundshme, edhe pse Guardiola nuk zbuloi asgjë për skuadrën që do të përballet me Brugges, ai tha se Oscar Bobb mund të rikthehet në skuadër, pasi kishte humbur sezonin për shkak të një thyerjeje të këmbës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll