Real Madridi, nëpërmjet Mbappe, merr një ftesë të veçantë nga një biznes… në Francë
FRANCE - Real Madrid tashmë ndodhet në Francë për të luajtur nesër kundër Brest (21:00) në Ligën e Kampionëve....
Trajneri i Barçës u shpreh se kampionati tregon vlerën e skuadrës, ndonëse përsëriti se titulli evropian "është më i vështirë për t'u fituar".

SPANJE - Hansi Flick nuk hyn në shumë detaje në daljet e tij publike para mediave, por zakonisht flet shumë qartë. Një ditë para se të presë Atalantën në Montjuïc, në ndeshjen e fundit në grup të Ligës së Kampionëve, trajneri i FC Barcelona nuk bëri përjashtim nga sjellja e tij e zakonshme.
I pyetur për prioritetin mes Ligës së Kampionëve dhe La Ligës, Flick shprehu qartë hierarkinë e tij kur vlerësonte një sezon. “Për mua, La Liga është gjëja më e rëndësishme që mund të fitojmë këtë sezon, - tha ai. - Natyrisht ne duam edhe gara të tjera si Superkupa, Kupa e Mbretit apo Liga e Kampionëve”,- shtoi ai përpara se të këmbëngulte në një perceptim që ai e kishte pranuar tashmë në konferencat e mëparshme për shtyp.
“Liga e Kampionëve është kompeticioni më i vështirë për t’u fituar, sepse ka shumë skuadra që bëjnë shumë mirë dhe mund ta fitojnë atë”,- tha ai përpara se ta mbyllte me atë që “në fund të vitit është koha për të bërë një bilanc”.
Për momentin, horizonti i tij është shumë më i menjëhershëm dhe përfshin forcimin e klasifikimit aktual të Ligës së Kampionëve. “Duam të përfundojmë në vendin e dytë. Është shumë e rëndësishme të mposhtim Atalantën për të përfunduar në mënyrën më të mirë, duke qenë i dyti në këtë fazë”, theksoi ai.
Sa i përket Atalantës, ai theksoi “punën e pabesueshme të Gasperinit në tetë vitet që ka qenë atje”, duke shtuar se është një shenjë se besimi i klubit te trajneri jep fryte. "Më pëlqen mënyra se si luajnë, ata shënojnë shumë gola. Atalanta ka një stil unik, ata luajnë një kundër një në të gjithë fushën dhe aplikojnë tranzicione shumë të shpejta. Ne kemi folur tashmë për këtë me skuadrën,"- u shpreh ai.
As humbja e Ademola Lookman, anësorit të tyre më vendimtar, nuk e zbeh potencialin e kampionit aktual të Europa League. “Ai ka automatizma shumë të stërvitur dhe nuk mendoj se Gasperini do të ndryshojë shumë planin e tij për shkak të kësaj”, analizoi ai. Për gjithçka, ai parashikoi "një lojë zbavitëse".
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Real Madrid tashmë ndodhet në Francë për të luajtur nesër kundër Brest (21:00) në Ligën e Kampionëve....
ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez mbushi 31 vjeç këtë të hënë, më 27 janar. Dhe, për ta festuar atë...
SPANJE - Alex Berenguer u stërvit me shokët e tij në seancën stërvitore, e dyta nga fundi përpara ndeshjes të s&eum...
ITALI - Gushtin e kaluar, lojtari i Milanit, Álvaro Morata njoftoi se po ndahej nga gruaja e tij Alice Campello pas tet&e...
SPANJE - Mallorca ka një problem përpara. Vedat Muriqi nga i pazëvendësueshëm ka kaluar në mundësinë për t&e...
ARABIA SAUDITE - Arabia Saudite dëshiron Vinicius Junior dhe nuk ka ndërmend ta heqë lehtë dosjen, edhe nëse Real Madridi n...
BELGJIKE - Radja Nainggolan, ish -lojtari i Cagliarit, Interit dhe Romës në Serinë A, i cili u kthye në vend...
ITALI - Një nga frazat e aksioneve të tregut është klasikja “në 24/48 orët e ardhshme”, por me afrimin e 3 shkurtit,...
FRANCE - Paul Pogba u lirua nga Juventusi disa kohë më parë dhe do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë,...
ITALI - Genoa është në kërkim të “një zgjidhje të mirë” për ish-sulmuesin italian Mario Balotelli. N&...