Sport

Real Madridi, nëpërmjet Mbappe, merr një ftesë të veçantë nga një biznes… në Francë

Një biznes në Saint-Brieuc i ka dërguar një ftesë sulmuesit dhe pjesës tjetër të skuadrës së Real Madridit

28 Janar 2025, 14:58 Nga DOSJA
Real Madridi, nëpërmjet Mbappe, merr një ftesë të

FRANCE - Real Madrid tashmë ndodhet në Francë për të luajtur nesër kundër Brest (21:00) në Ligën e Kampionëve. Ekspedita e bardhë zbarkoi në aeroportin Saint-Brieuc, ndërkohë që Mbappe ka marrë një ftesë krejt të veçantë nga një biznes në qytetin e Brestit.

Ata që janë përgjegjës për Transat Kafé, në Saint-Brieuc, i dërguan një mesazh privat Mbappé në rrjetet sociale, për ta ftuar të vinte dhe të pinte një kafe në biznesin e tyre, sipas Ouest-France.

“Pasi mësuam për vizitën tuaj në Saint-Brieuc, kemi nderin t'ju ftojmë të vini dhe të shijoni një kafe, që ju ofrojmë në Transat Kafé, përpara ndeshjes suaj,” i shkruan ata Mbappé.

“Do të ishte një kënaqësi e vërtetë t'ju mirëpresim në ambientet tona, ku do të jemi të lumtur t'ju ofrojmë një moment relaksi përpara angazhimeve tuaja sportive. Padyshim që lokali do të mbyllet për ekipin dhe stafin”,- vijon mesazhi i lënë për Mbappé dhe pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit, që po qëndrojnë në një hotel në Saint-Brieuc.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll