Sport

Shtohen 'hallet' për Borussia Dortmundin: dëmtohet edhe një nga shtyllat e tyre...

Skuadra gjermane ka shkarkuar trajnerin Nuri Shahin pas sezonit të keq

28 Janar 2025, 16:41 Nga DOSJA
Shtohen 'hallet' për Borussia Dortmundin: dëmtohet edhe

GJERMANI - Borussia Dortmund nuk është tamam me një fillim rozë në vitin 2025. Pa shkuar më tej, fundjavën e kaluar ai shkarkoi trajnerin Nuri Sahin pas barazimit ndaj  Werder Bremenit, me skuadrën e 11-të në Bundesligë, duke u larguar nga mundësia për të konkurruar me Bayernin dhe Leverkusen siç pritej, pasi luajti në finalen e Champions League sezonin e kaluar. 

Por lajmet e këqija nuk vijnë kurrë vetëm. Këtë të martë, një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, në të cilën Dortmundi duhet të konfirmojë klasifikimin, u njoftua dëmtimi i një prej shtyllave të skuadrës: Felix Nmecha. 

Mike Tullberg, trajneri i përkohshëm i skuadrës që kërkon dikë të zëvendësojë Sahin, e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp. “Ai do të jetë jashtë për disa javë”, edhe pse të paktën ai konfirmoi se Waldemar Anton dhe Serhou Guirassy po kthehen në grup dhe janë në dispozicion. 

Mesa duket, Nmecha ka probleme në gju, të cilat do ta detyrojnë të largohet nga ekipi për 6 javë në total. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll