Sport

Radja Nainggolan arrestohet për trafik kokaine, avokati: “Ai mohon çdo përfshirje"...

Avokati pas marrjes në pyetje: “Futbollisti mohon çdo përfshirje”

28 Janar 2025, 11:30 Nga DOSJA

Radja Nainggolan arrestohet për trafik kokaine, avokati: “Ai mohon

BELGJIKE - Radja Nainggolan, ish -lojtari i Cagliarit, Interit dhe Romës në Serinë A, i cili u kthye në vendlindje pak ditë më parë për të veshur fanelën e Lokeren-Temse, është arrestuar dje në Belgjikë.

36-vjeçari, sipas mediave lokale, përfshihet në trafikun ndërkombëtar të drogës: policia federale në Bruksel këtë mëngjes kreu disa kontrolle në një hetim maksimal, që do të kishte të bënte me importimin e supozuar të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antwerpen, dhe rishpërndarjen e tij në Belgjikë.

Kërkimet, të cilat u zhvilluan në provincën e Antwerpen, në rajonin e Brukselit dhe në periferi të Brukselit, ishin mbi tridhjetë, siç raporton policia: për momentin Nainggolan është në pyetje. Në pritje të zhvillimeve, nuk do të jepet asnjë informacion i mëtejshëm. Vetëm pak ditë më parë, pikërisht mbrëmjen e së premtes, mesfushori shënoi në ndeshjen debutuese ndaj Lierse në ndeshjen e vlefshme për kampionatin belg të Serisë B.

Në gusht 2021, Radja Nainggolan u ndalua nga policia e Antwerp-it (me pasojë heqjen e patentës së tij) për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe drejtimin me shpejtësi të lartë. Megjithatë, pak muaj më vonë, pikërisht për shkak se nuk kishte leje drejtimi të vlefshme, 36-vjeçari u arrestua.

Avokati: "Radja mohon çdo përfshirje"

“Marrja në pyetje ka përfunduar dhe në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, në këtë fazë nuk do të bëhen komente të tjera”,- janë fjalët e avokatit të lojtarit, Omar Souidi. "Radja mohon çdo përfshirje, - vijon avokati. - Tani presim të dimë nëse klienti im do të dalë para gjykatësit hetues. Ai është shumë i goditur nga ajo që ka ndodhur, ai e di se në të kaluarën shtypi e ka lidhur me çështje të tjera, përveç trafikut të drogës Kjo është një histori tjetër dhe atij i bën shumë përshtypje."

Lokeren-Temse: "Respektojmë presumpionin e pafësisë, pa koment"

"Klubi respekton prezumimin e pafajësisë dhe për këtë arsye nuk mund të komentojë më tej. Mund të konfirmojmë vetëm se lojtari ka munguar në stërvitje këtë mëngjes."

Kështu lexojmë në një shënim nga Lokeren-Temse, skuadra belge e kategorisë së dytë në të cilën luan Radja Nainggolan, në lidhje me arrestimin e mesfushorit nga policia e Brukselit, në lidhje me një hetim për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

"Klubi do të vazhdojë të fokusohet në ndeshjen vendimtare të nesërme në ligë kundër KAS Eupen, - thuhet në shënim. - Radja Nainggolan megjithatë nuk do të mund ta luajë atë ndeshje".

Përtej Nainggolan, 15 arrestime: akuza për armë dhe kokainë

15 persona janë arrestuar, përveç Radja Nainggolan, në kuadër të hetimeve për trafikun ndërkombëtar të kokainës. Prokuroria e Brukselit sapo e ka bërë të ditur këtë. Gjatë tridhjetë kontrolleve të mëngjesit të djeshëm, policia sekuestroi 2.7 kg kokainë, dy jelek antiplumb dhe armë të shumta, duke përfshirë tre armë zjarri.

Gjithashtu u gjetën 370.430 euro para në dorë, si dhe stoli dhe ora luksoze, dy prej të cilave kanë një vlerë prej 360.000 euro secila. Gjithashtu janë sekuestruar rreth njëqind monedha floriri me vlerë totale 116.522 euro, objekte të ndryshme luksi dhe 14 automjete.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll