Politike

"Edi Rama në qendrën e detoksifikimit"/ Cili është hoteli që përmendi Ahmetaj, pushimet e luksit me biznesmenin

Ndërkohë që duke u bazuar në të dhënat që Ahmetaj tregoi mbrëmjen e kaluar, Dosja.al, bëri një kërkim për hotelin në Bolzano dhe çmimet që ka për secilën dhomë. Në programin e detoksifikimit që dhe Ahmetaj përmendi në intervistën e djeshme, shihet që janë dy kategori një me qëndrim 5 ditor dhe një tjetër me qëndrim 7 ditor.

28 Janar 2025, 11:17 Nga I.A
"Edi Rama në qendrën e detoksifikimit"/ Cili është
Ahmetaj dhe Rama

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kaluar. Në intervistën për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj deklaroi se kryeministri ka qenë dy herë në hotelin 'Palace Hotel' në Bolzano të Italisë. 

Sipas Ahmetajt, në këtë hotel, Rama kanë qenë në programin e detoksifikimit, ku një javë sipas Ahmetajt ka kushtuar 10 mijë euro. Ndërkohë që për pagesën, Ahmetaj ka theksuar se këtë e ka paguar një miku i Ramës që është biznesmen në Shqipëri dhe që ka marrë lejë ndërtimi në vendin tonë si shpërblim. 

"Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon," tha Ahmetaj. 

Ndërkohë që duke u bazuar në të dhënat që Ahmetaj tregoi mbrëmjen e kaluar, Dosja.al, bëri një kërkim për hotelin në Bolzano dhe çmimet që ka për secilën dhomë. Në programin e detoksifikimit që dhe Ahmetaj përmendi në intervistën e djeshme, shihet që janë dy kategori një me qëndrim 5 ditor dhe një tjetër me qëndrim 7 ditor.

"Edi Rama në qendrën e detoksifikimit"/ Cili është
Cmimet

Në qëndrimin 7 ditor, që përmendi dhe Ahmetaj, shihet se çmimet nisin nga 13 mijë e 335 mijë euro për një dhomë normale hoteli. Ndërkohë që për suitat, çmimet shkojnë nga 14 mijë e 120 euro deri në 19 mijë e 580 euro. 

"Edi Rama në qendrën e detoksifikimit"/ Cili është
Cmimet

Ndërkohë që në përshkrimin e programit, shihet që aty përfshihen 6 ditë trajtime të ndryshme, duke përfshirë kontroll bioenergjetik, trajtime bioenergjetike, konsulencë ushqimore, masazhe energjike, trajtime energjike hidro-baltë të ndara në tri faza, sauna, fitnes dhe aktivitete fizike në natyrë. 

"Edi Rama në qendrën e detoksifikimit"/ Cili është
Cmimet

arben ahmetaj palace hotel edi rama

Sondazh

Poll