Politike

KQZ miraton projektvendimin për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ në zgjedhjet e 11 majit, si do të ndahen?

Partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

28 Janar 2025, 11:08 Nga M.B
KQZ miraton projektvendimin për anëtarët dhe sekretarët e
Ilirjan Celibashi

TIRANA- KQZ ka miratuar sot projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Bazuar në këtë, partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 kështu:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë; Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar; Partia Demokratike (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë; Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar.

Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS. Sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS.

kqz zgjedhjet

Sondazh

Poll