Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Irakli Davellës, dalin FOTOT e dy shqiptarëve, dyshohen si vrarës profesionistë

Mediat greke theksojnë se gjatë hetimeve për Vrasjen, njëri nga dy të arrestuarit shkoi pesë herë në Shqipëri, por lëvizjet e tij nuk arritën të kapeshin nga autoritetet.

27 Janar 2025, 18:03 Nga E. D
U arrestua për vrasjen e Irakli Davellës, dalin FOTOT e dy
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli

ATHINË- Personat në foto janë Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli të cilët janë arrestuar nga policia greke për vrasjen e shqiptarit, Irakli Davella dhe plagosjen e Etmond Hysës. Siç raportohet nga medait greke Jenis Tulja rezulton pronar i një kafeneje në Petroupoli të Athinës. Në sistemin e policisë greke rezulton i riregjistruar edhe si Denis Ruci.

Vëllai i tij, Fation Tulja, rezulton i arrestuar në Tiranë në prill 2024 teksa është kapur me armë zjarri pistoletë pa leje. Ndërsa Mirjan Guveli, rezulton i regjistruar në sistemin e policisë greke edhe si Mario Guveli. Të dy të dyshuarit për vrasje rezultojnë banorë prej vitesh të Athinës. Davella u ekzekutua më 15 dhjetor të vitit që lamë pas në Thermomakedonon, Athinë.

Gjithashtu mediat greke theksojnë se gjatë hetimeve për Vrasjen, njëri nga dy të arrestuarit shkoi pesë herë në Shqipëri, por lëvizjet e tij nuk arritën të kapeshin nga autoritetet. Po ashtu autoritet greke dyshojnë se dy shqiptarët janë vrarës profesionistë. 

jenis tulja dhe mirjan guveli

Sondazh

Poll