Aktualitet

Të akuzuar për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre, pezullohen 3 punonjësit e policisë kufitare në Pogradec

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se 3 punonjësit e policisë kanë favorizuar peshkim të paligjshëm në liqenin e Ohrit.

27 Janar 2025, 15:41 Nga Dosja
Të akuzuar për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre,
AMP

POGRADEC - Tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Sipas AMP, nga detyra është pezulluar N/Komisar, I.T, Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec dhe inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në po të njëjtin stacion policor. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se 3 punonjësit e policisë janë pezulluar pasi kanë favorizuar dy persona të kryejnë peshkim të paligjshëm në liqenin e Ohrit.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

➡️ N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;

➡️ Inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;

➡️ Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë

Vendimi i gjykatës, erdhi mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Korçë, pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 shtetasit E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, me veprime dhe mosveprime, kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi.

amp

Sondazh

Poll