Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas/ Dy ditë shërbesa dhe lutje, varri i tij do të jetë, brenda Katedrales në Tiranë

Pas mbërritjes në Tiranë pasditen e së martës, trupi i pajetë i kryepeshkopit do të qëndrojë në katedralen "Ngjallja e Krishtit".

27 Janar 2025, 15:31 Nga M.B
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas/ Dy ditë shërbesa dhe lutje,
Katedralja

TIRANA- Kisha ortodokse në Shqipëri po bën përgatitjet për nderimet ndaj kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janullatus. 
Pas mbërritjes në Tiranë pasditen e së martës, trupi i pajetë i kryepeshkopit do të qëndrojë në katedralen "Ngjallja e Krishtit".

Aty do të kryhen sherbesat e përshpirtjes, me homazhe nga klerilë dhe populli për te vijuarme ditën e nesërme me liturgji hyjnore. Varri i krypeshkopit do të jetë në ambjentet e brendshme të katedrales, sipas traditës së ortodoksisë. 

Në ceremonite për kryepeshkopin pritet të marrin pjesë besimtarë të shumtë dhe përfaqësues nga patriarkanat ortodokse dhe bota e krishterë më gjerë.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

anastas janullatus

Sondazh

Poll