27 Janar 2025, 16:30
Nga M.B
KLP
TIRANA- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi të hënën më 27 janar nënkryetarin e ri, përmes një procesi votimi me dy raunde në të ciln garuan tre anëtarët jo magjistratë Erjon Fejzulla, Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji. Në raudin e parë, kandidati Erjon Fejzulla siguroi vetëm një votë, ndërsa dy të tjerët, Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji nga pesë vota secili.
Për rrjedhojë, dy kandidatët me pikë të barabarta vijuan garën, kun ë raundin e dytë të votimit, anëtari Erind Gërmenji siguroi gjashtë vota të 11 anëtarëve të këshillit, duke fituar pozicionin e nënkrytarit të KLP, që më parë ëhstë mbajtur nga ish-anëtari jo magjistrat, Tartar Bazaj. Pas përfundimit të mandatit të ish-kryetarit të KLP, Alfred Balla, afro tetë muaj më parë, KLP zgjodhi si kryetare kandidaten e vetme, Mirela Bogdani.
Megjithëse gjashtë prej 11 anëtarëve të KLP vijnë nga radhët e prokurorëve, legjislacioni përcakton se pozicionet drejtuese duhet të mbahen nga anëtarët jo magjistratë.
Nënkryetari i ri i zgjedhur i KLP-së, Erind Gërmenji ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2004 dhe në vitin 2011 ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë në “Shkencat Juridiko Penale” pranë Universitetit “Justiniani I”.
Prej vitit 2005 dhe në vijim, ai ushtron profesionin e Avokatit. Sipas jetëshkrimit të Gërmenjit të publikuar në faqen online të KLP, nga viti 2017 ai ka qenë pjesë e këshillit të përgjithshëm drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Tiranë. Në vitin 2019 e në vijim është i atashuar pranë Fakultetit të Drejtësisë si pedagog I jashtëm i lëndës së të Drejtës së Punës./ BIRN
klp
Aktualitet
27 Janar 2025, 16:21
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Drita, 60 vjeçe nga rajoni i Podujevës, ka duruar gati katër dekada dhunë - nga tri familje të ndryshme,...
Aktualitet
27 Janar 2025, 16:14
B.Z
Nëna e të miturit
DEVOLL - Nëna e 15-vjeçarit nga fshati Poloskë i Devollit i cili dyshohet se është ngacmuar seksuali...
Aktualitet
27 Janar 2025, 16:14
E. D
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, ka folur për vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, ku familjarët pretendojnë se vog&...
Aktualitet
27 Janar 2025, 15:39
Irakli Davellë
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës. Davella u ekzekut...
Aktualitet
27 Janar 2025, 15:41
Dosja
AMP
POGRADEC - Tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim det...
Aktualitet
27 Janar 2025, 15:31
M.B
Katedralja
TIRANA- Kisha ortodokse në Shqipëri po bën përgatitjet për nderimet ndaj kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 15:20
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Inspektorati Policor i Kosovës tha se aksidenti me fatalitet në Çubrel të Skenderajt, dyshohet se ndodhi p&eu...
Aktualitet
27 Janar 2025, 14:58
N.F
Foto
TIRANË- Vitet e fundit, pagat e mësuesve të përshtatura me inflacionin kanë rënë në shumë vende eropiane...
Aktualitet
27 Janar 2025, 14:05
N.F
Foto ilustruese
LUSHNJE- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur ...
Aktualitet
27 Janar 2025, 13:56
r.ll
ramazan mataj
SHKODËR- Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fill...