Aktualitet

U vunë në pranga për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Etmond Hysës, zbardhen identitetet e shqiptarëve (EMRAT)

Arrestimi i tyre është bërë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës.

27 Janar 2025, 17:00 Nga E. D
U vunë në pranga për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen
Irakli Davella

ATHINË- Jenis Tulja 44 vjeç dhe Mirjan Guveli 45 vjeç janë dy shiptarët e arrestuar për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Edi Luloas alias Etmond Hysa në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedonon në Athinë. Arrestimi i tyre është bërë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës.

Gjithashtu bëhet e ditur se është sekuestruar edhe një armë zjarri. Jenis Tulja nga Tirana dhe Mirjan Guveli nga Saranda janë zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së lëvizjes së mjetit nga u qëllua me armë zjarri. Po ashtu bëhet e ditur se dy të dyshuarit nuk kanë lidhje me viktimat.

jenis tulja mirjan guveli

Sondazh

Poll