Aktualitet

“12-vjeçari vdiq nga neglizhenca dhe diagnoza e gabuar”/ Gazetari për të miturin nga Korça që ndërroi jetë: QSUT ta provojë që vdiq nga miokarditi akut, Prokuroria të hetojë!

Stafa i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se 12-vjeçari vdiq nga neglizhenca dhe diagnoza e gabuar.

27 Janar 2025, 16:14 Nga E. D
“12-vjeçari vdiq nga neglizhenca dhe diagnoza e gabuar”/
Osman Stafa

TIRANË- Gazetari Osman Stafa, ka folur për vdekjen e 12-vjeçarit nga Korça, ku familjarët pretendojnë se vogëlushi nuk është trajtuar siç duhet. Stafa i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se 12-vjeçari vdiq nga neglizhenca dhe diagnoza e gabuar. Gazetari gjithashtu shtoi se QSUT duhet që të provojë që ndërroi jetë nga miokarditi akut. Stafa kërkoi që Prokuroria të hetojë ngjarjen.

"Kemi një fëmijë që ka pasur të vjella e diarre. Ai ka shkuar në Spitalin e Korçës  e më pas ka ardhur në Tiranë. Ka ngelizhencë, ka diagnozë të gabuar, ka antibiotikë të lehtë. Nuk ka trajtim të duhur të 12-vjeçarit. Mjekët që nuk vepruan siç duhet, duhet të mbajnë përgjegjësi. E kanë lënë djalin 7 orë me serume. QSUT ta provojë që vdiq nga miokarditi akut. Kjo situatë duhet të alarmojë çdokënd. Prokuroria dhe policia të hetojnë. Të hetojnë, sepse ky djalë është larguar nga jeta për shkak të neglizhencës," tha Stafa.

osman stafa qsut

Sondazh

Poll