Sport

Nga futbollist profesionist shndërrohet në “çunat e Belgjikës”, arrestohet Nainggolan!

Të hënën në mëngjes zbuluan se ish-ylli i Romës dhe Interit u arrestua nga policia si pjesë e një hetimi për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut nëpërmjet portit të Antwerp.

27 Janar 2025, 14:06 Nga DOSJA
Nga futbollist profesionist shndërrohet në “çunat e

BELGJIKE - Sipas raportimeve, Radja Nainggolan, është arrestuar nën dyshimin për kontrabandë kokaine. Mesfushori belg u transferua te Lokeren-Temse në kategorinë e dytë në atdheun e tij të martën e kaluar.Ai shënoi debutimin e tij të premten një gol direkt nga këndi për të shpëtuar skuadrën nga humbja.

Megjithatë, raportet në Belgjikë të hënën në mëngjes zbuluan se ish-ylli i Romës dhe Interit u arrestua nga policia si pjesë e një hetimi për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut nëpërmjet portit të Antwerp.

Përafërsisht 30 shtëpi u bastisën në zonat e Antwerpen dhe Bruksel si pjesë e operacionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll