Sport

“Neymar to Santos” thuajse e kryer… Al-Hilal hesht për kërkesën e brazilianit!

Neymar (32 vjeç) është shumë afër largimit nga Al-Hilal, edhe nëse marrëveshja mes dy palëve është e vlefshme deri në verë.

27 Janar 2025, 14:00 Nga DOSJA

“Neymar to Santos” thuajse e kryer… Al-Hilal hesht për

BRAZIL - Sauditët duan ta hiqin qafe yllin brazilian, të pakënaqur me dëmtimet e tij të përsëritura… Ndaj gjatë kësaj periudhe është përfolur se Neymar mund të përfundonte te Santos, klubi ku ai nisi futbollin profesionist.

Neymar është afër Santos-it…

Duket se opsioni “Neymar to Santos” nuk është më vetëm një thashethem. Dy palët tashmë kanë nisur negociatat, dhe lëvizja ka hyrë në fazën e fundit, shkruan gazetari Nicolo Schira në faqen e tij në Twitter.

Sipas mediave aziatike, futbollisti 32-vjeçar ka kërkuar 65 milionë euro për të larë hesapet me Al-Hilal që këtë dimër. Për momentin, kërkesa e brazilianit nuk ka marrë përgjigje nga klubi.

I rritur nga Santos, Neymar mbërriti në Evropë në vitin 2013, vit kur FC Barcelona pagoi 88 milionë euro për ta transferuar. Katër vjet më vonë, braziliani u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori.

PSG pagoi 222 milionë euro, ekuivalente me klauzolën e lirimit në kontratën e tij me Barcelonën, për ta sjellë në Paris. Rekordi i tij qëndron edhe sot.

Pas gjashtë vitesh në Paris, Al-Hilal transferoi Neymarin për 90 milionë euro në verën e vitit 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll