Sport

Paulo Dybala rinovon automatikisht me Romën, deri në vitin 2026…

'La Joya' duhej të luante gjysmën e ndeshjeve të tij, për të rinovuar lidhjen me verdhekuqtë.

27 Janar 2025, 10:30 Nga DOSJA

Paulo Dybala rinovon automatikisht me Romën, deri në vitin

ITALI - Kontrata e argjentinasit Paulo Dybala me Romën u rinovua automatikisht deri në qershor 2026, pasi ai plotësoi një sërë kërkesash që lidhen me minutat e luajtura deri më tani.

Kjo u konfirmua nga klubi këtë të dielë, në të cilën Roma mundi Udinese (1-2) për t'i dhënë fund serisë së keqe prej nëntë muajsh pa fituar jashtë shtëpisë.

"Po, rinovimi me Dybalan ka ndodhur zyrtarisht dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Po flasim për një lider, një lojtar thelbësor për këtë ekip, ai është një simbol për klubin dhe tifozët",- tha Florien Ghisolfi, drejtori sportiv te skuadra kryeqytetase për DAZN.

'La Joya', protagonist në merkaton e fundit të verës, pasi ishte në prag të largimit nga klubi, do të ketë kontratë deri në vitin 2026, me një rritje rroge që sipas mediave italiane mund të arrijë në 8 milionë euro me bonuse të përfshira.

Dybala kishte nevojë të luante gjysmën e ndeshjeve të tij, numëroheshin vetëm ato me të paktën 45 minuta, me kontratën që nënshkroi në 2022, e vlefshme deri në vitin 2025, për një rinovim automatik edhe për një vit me pagën e përmirësuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll