Sport

Manchester United merr mbështetjen e qeverisë, për rinovimin e Old Trafford...

Sipas Rachel Reeves, ministre e financave të Britanisë, projekti Old Trafford shihet si "një shembull i ndritshëm" për nxitjen e rritjes ekonomike.

27 Janar 2025, 11:00 Nga DOSJA

Manchester United merr mbështetjen e qeverisë, për rinovimin e

ANGLI - Manchester United do të marrë mbështetje nga këshilli lokal dhe këshilli i qytetit të Trafford, për projektin e klubit për të rinovuar zonën përreth stadiumit të tij, zbuloi ministrja britanike e financave këtë të dielë.

Sipas ministres Rachel Reeves, projekti Old Trafford shihet si "një shembull i ndritshëm" i planeve të qeverisë për të nxitur rritjen ekonomike, të cilat fokusohen në rritjen e kapacitetit të stadiumit në 87.000 njerëz, ose ndërtimin e një stadiumi të ri, i cili mund të presë 100.000 tifozë.

Ekipi i trajnuar nga portugezi Ruben Amorim mirëpriti mbështetjen e qeverisë, me drejtorin ekzekutiv Omar Berrada, që e përshkruan projektin si një "mundësi një herë në jetë".

“Ndërtimi i një stadiumi të klasit botëror mund të jetë katalizatori për një rigjenerim të madh të një zone të Mançesterit të Madh, që kërkon investime të reja për të përparuar përsëri”, tha Berrada në një deklaratë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll