Sport

Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen “në garë” për Bellinghamin e vogël!...

Mesfushori 19-vjeçar i Sunderland, Jobe Bellingham, vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

27 Janar 2025, 13:00 Nga DOSJA

Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen “në garë” për

ANGLI - Pasi vëllai i tij më i madh, Jude Bellingham, pushtoi skenën e futbollit evropian me lëvizje spektakolare te Borussia Dortmund dhe Real Madrid, Jobe duket se do të ndjekë hapat e tij.

Skautët në tribuna për Jobe Bellingham…

Sipas The Sun, skuadrat e Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen dërguan përfaqësues në ndeshjen mes Sunderland dhe Derby County, të cilën “macet e zeza” e fituan 1-0. Mes të pranishmëve ishte edhe Anthony Barry, ndihmësi i Thomas Tuchel te Bayern Munich.

Shifrat e Bellinghamit të vogël…

Jobe Bellingham është shfaqur si një nga lojtarët më të mirë në Championship këtë sezon. Me katër gola të shënuar dhe kontribute të vazhdueshme në mesfushë, stili i tij i lojës të kujton atë të vëllait të tij, duke u vlerësuar për shkathtësinë dhe fizikun e tij.

Pavarësisht moshës së tij të re, Jobe Bellingham ka filluar pothuajse të gjitha ndeshjet e Sunderland këtë sezon.

Sunderland është i katërti në kampionat, në garë për t'u ngjitur në Premier League dhe do të preferonte të mbante bërthamën aktuale të lojtarëve për të maksimizuar shanset e tyre për sukses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll