Sport

Kategoria Superiore/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 22-të

Java e 22-të e “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmë me triumfet e Egnatias dhe Laçit. Këtë javë fituan edhe Tirana dhe Skënderbeu, ndërsa sfida Partizani – Dinamo City u mbyll në barazim 1-1.

27 Janar 2025, 11:42 Nga DOSJA

Kategoria Superiore/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i

TIRANE - Java e 22-të e “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmë me triumfet e Egnatias dhe Laçit. Këtë javë fituan edhe Tirana dhe Skënderbeu, ndërsa sfida Partizani – Dinamo City u mbyll në barazim 1-1. Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjodhën si zakonisht formacionin dhe trajnerin e javës.

Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Mario Dajsinani i Egnatias. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Agan Mjaki (Laçi), Edison Kola (Tirana), Saliou Sembene (Partizani) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu).

Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 22-të janë: Ian Soler (Tirana), Mario Rabiu (Skënderbeu) dhe Serxho Ujka (Egnatia).

Në majën e sulmit qëndron Peter Itodo Mandela (Dinamo City), ndërsa krahët përbëhen nga Ermir Rashica (Skënderbeu) dhe Ledjo Tresa (Laçi).

Trajneri i javës është përzgjedhur Edlir Tetova.

Kategoria Superiore/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll