Politike

Berisha: Diaspora kërkon në unanimitet që të njihen dokumentet biometrike të vendit ku jetojnë

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se po zhvillojnë takime të vazhdueshme me diasporën. Ai shtoi se shumë drejtues qëndrorë dhe lokale si dhe shumë deputetë janë të shpërndarë në të katër anët e dheut në takime me diasporën.

27 Janar 2025, 13:12 Nga N.F
Berisha: Diaspora kërkon në unanimitet që të njihen
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se po zhvillojnë takime të vazhdueshme me diasporën. Ai shtoi se shumë drejtues qëndrorë dhe lokale si dhe shumë deputetë janë të shpërndarë në të katër anët e dheut në takime me diasporën.

Kreu i PD-së tha se dje janë zhvilluar 3 takime në Itali, në Belgjikë, në Greqi, në Kanada dhe Gjermani. Ai tha se po përpiqen të ndihmojnë emigrantët që të regjistrohen. Sipas tij është diaspora është shumë entuziaste.

Fjala e Berishës:

Takimet me diasporën ne po i vazhdojmë, siç keni parë ju. Po i vazhdojmë rregullisht. Dhe realisht, shumë nga drejtuesit tanë qëndrorë dhe lokale, shumë nga deputetët tanë janë të shpërndarë në të katër anët e dheut në takime me diasporën. Dje për shembull janë zhvilluar 3 takime në Itali, në Belgjikë, në Greqi, në Kanada dhe Gjermani.

Tani, kryesore, çfarë po bëjmë? Ne po përpiqemi t’i ndihmojmë në regjistrim dhe janë hapur një seri zyrash, të cilat përsëri janë pak. Por po hapen zyra nga mbështetësit tanë, se ne nuk i përballojmë, ku ofrohet ndihmë për të gjithë ata që kanë vështirësi në regjistrimet si votues në portalin e KQZ. Pra, ajo që mund të them unë është diaspora është shumë entuziaste me këtë të drejtë që iu është konsakrua, por kërkon në unanimitet që dokumentet e tyre biometrike të vendit ku jetojnë të jenë të vlefshme.

Merrni po të doni Kosovën, e cila njeh pa asnjë lloj komenti të gjitha dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë shqiptarët. Pra, duhet të marrë fund kjo alergji dhe fobi nga diaspora dhe duhet të sanksionohet menjëherë njohja e dokumenteve biometrike.

sali berisha vota e diaspores

Sondazh

Poll