Politike

"300 mijë eurot e Ajola Xoxës"/ Berisha: Spiuni është Nesti Angoni, shqetësues fakti që nuk u njoftua

Berisha shtoi se Nesti Angoni herë të tjera punon në Këshill të Ministrave ndërsa thekoi se është njëlloj si Daniolli i Sherkës, personazhi i Rexhep Qosjes.

27 Janar 2025, 12:58 Nga N.F
"300 mijë eurot e Ajola Xoxës"/ Berisha: Spiuni
Konferenca me gazetarët

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij foli në lidhje  me kontrollet e zhvilluara në garazhin e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës ku janë gjetur 300 mijë euro. Ai u shpreh se ka informacione se spiuni i apartamentit sekret ka qenë Nesti Angoni, i cili punon në OSHEE.

Berisha shtoi se Nesti Angoni herë të tjera punon në Këshill të Ministrave ndërsa thekoi se është njëlloj si Daniolli i Sherkës, personazhi i Rexhep Qosjes. Ai shtoi se ka të dhëna që janë gjetur në kasafortën e garazhit. Ai theksoi se nuk e di a janë shënuar në procesverbale apo jo dhe a janë marrë në sekuestrim këto para. Kreu i PD-së vuri theksin se fakti që paratë e gjetura nuk u njoftuan është shqetësuese. 

Fjala e Berishës:

Çfarë kam unë informacione se spiuni i apartamentit sekret ka qenë Nesti Angoni, i cili herë punon në OSHEE, herë të tjera punon në Këshill të Ministrave, është njëlloj Daniolli i Sherkës, personazhi i Rexhep Qosjes. Është kryevepër. Pra, këto kam të dhëna. Kam të dhëna se janë gjetur në kasafortën e garazhit.


Por nuk kam të dhëna se a janë regjistruar, si janë regjistruar dhe sa u regjistruan. Por fakti që nuk u njoftuan është shumë shqetësues. Nuk u njoftuan që u gjetën. Më duket se nuk është njoftuar as kontrolli. Janë eurot mbrapa. Urdhëro.

Kur u kontrollua Harabeli, u bë komunikata. Kurse kur u kontrolluan 300 mijë eurot, nuk u bë komunikata. Ku janë? Mund të jetë teprim kjo se ndoshta janë numëruar një më një dhe janë sistemuar diku. Fakti që nuk u bë njoftim, kërko paratë.

berisha ajola xoxa

Sondazh

Poll