Politike

Berisha: Rama nuk lë gjë pa vjedhur! Së fundmi vodhi edhe premtimin tim për Bankën e Zhvillimit

Kreu i PD-së shtoi se Rama këto ditë ka dalë para qytetarëve me një premtim të paraqitur nga ai që nga viti 2012 deri në vitin 2025 në mënyrë të përsëritur.

27 Janar 2025, 12:43 Nga N.F
Berisha: Rama nuk lë gjë pa vjedhur! Së fundmi vodhi edhe
Berisha dhe Garo

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh do të denoncojë çdo vjedhje të kryeministri, Edi Rama. Kreu i PD-së shtoi se Rama këto ditë ka dalë para qytetarëve me një premtim të paraqitur nga ai që nga viti 2012 deri në vitin 2025 në mënyrë të përsëritur.

Sipas tij ky premtim është Banka Shqiptare për Zhvillim. Berisha shtoi sRama nuk lë gjë pa vjedhur por ai nuk do lodhet duke denoncuar vjedhjet e tij. Ai tha se midis kopjes dhe origjinalit, çdo qytetar i këtij vendi, kopjen e hedh në kosh dhe mban origjinalin.

Fjala e Berishës:

Së dyti, të thuash se Edi Rama është hajdut, nuk përbën lajm dhe jam i sigurt se ju nuk ia transmetoni qytetarëve, jo nga frika e tij, edhe ajo është, por nuk ua transmetoni se nuk përbën lajm. Megjithatë, unë do ta denoncoj Ramën në çdo vjedhje të tij. Këto ditë ai ka dalë para qytetarëve me një premtim të paraqitur nga Sali Berisha nga viti 2012 gjer në vitin 2025 në mënyrë të përsëritur.


Dhe ky premtim është Banka Shqiptare për Zhvillim. Këtu i keni disa prej titujve, që informojnë publikun për vendimin e Sali Berishës, premtimin e tij për Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Unë e kuptoj se akuzat për vjedhje për Edi Ramën nuk bëjnë lajm se janë standard normal. Por unë nuk do lodhem duke denoncuar këtë hajdut që nuk lë gjë pa vjedhur. Vetëm një gjë i them, midis kopjet dhe origjinalit, çdo qytetar i këtij vendi, kopjen e hedh në kosh dhe mban origjinalin.
Prandaj, sa bën papagallin e Sali Berishës, më mirë mos e prit 11 majin se absolutisht do marrësh atë që meriton. Si mundet një kryeministër, pa u skuqur, pa u zbehur, vetëm se është hajdut, merr elementë të programit të kundërshtarit. Pra, nuk mund të mos e denoncoja këtë.

berisha rama

Sondazh

Poll