Politike

" 2T shpk nën akuzë për shkelje të shumta", PD: Kompania e vëllait të ish kreut të gardës Sako vazhdon e merr miliona euro tendera para publike

Gjatë deklaratës ajo ngre edhe një pyetje për SPAK: Si e verifikoi vetëdeklarimin e këtij subjekti, i cili ka investuar kapacitetet e tij teknike në 2 koncesione dhe 6 kontrata të tjera për zbatimin e punëve civile?

27 Janar 2025, 10:37 Nga r.ll
" 2T shpk nën akuzë për shkelje të shumta", PD:
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dhënë sot një deklaratë për mediat.Vangjeli tha se kompania "2T sh.p.k" e vëllait të ish-kreut të Gardës, e Artan Sakos edhe pse është nën akuzë për shkelje të shumta, vazhdon e merr miliona euro tendera para publike.

Vangjeli ka publikuar edhe dokumentet që sipas saj provojnë denoncimin e saj. Gjatë deklaratës ajo ngre edhe një pyetje për SPAK: Si e verifikoi vetëdeklarimin e këtij subjekti, i cili ka investuar kapacitetet e tij teknike në 2 koncesione dhe 6 kontrata të tjera për zbatimin e punëve civile?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Kompania e vëllait të ish kreut të gardës Sako, 2T shpk, e Artan Sakos, rezulton:

sipas Spending Data, përfituese e të paktën 86 milion eurove nga tenderat;

përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike me anë të vendimit e APP-së nr.49, datë 20 Maj 2024, si rezultat i keqinformimit me qëllim kualifikimin në 3 tendera, por pas një muaji ky vendim u pezullua deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata;

përfituese e 3.5 milionë euro nga koncesionari i sterilizimit e po në të njëjtën periudhë Artan Sako nëpërmjet kompanisë 2T ka marrë edhe 780.000 euro për konsulencë.

Së fundmi 2 T Shpk u shpall fituese si pjesë e bashkimit të operatorëve për tenderin 3.9 mil euro prokuruar nga Spak me objekt: ‘Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK’.

2 T shpk aktualisht është investuar në proces zbatimi në të paktën 6 kontrata paralele në vlerë totale 44.7 milion euro, të lidhura me ARRSH, FSHZH, Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Ndërkohë DST shtojca 7 pika 2.1.a dhe shtojca 8 pjesa II, shkaqet e përjashtimit, pika D, detyron operatorët të paraqesin vetëdeklarim për mosangazhimin e Kapaciteteve Teknike në Kontrata,  të tjera.

Ndërkohë 2T ka 2 kontrata koncesionare në zbatim me vlerë 57 milionë euro në total dhe 6 kontrata tenderash 44.7 milionë euro të cilat janë duke u zbatuar nga ky subjekt.

Si e verifikoi SPAK këtë vetëdeklarim të këtij subjekti sipas shtojcës 8 në DST, i cili ka investuar kapacitetet e tij teknike në 2 koncesione dhe 6 kontrata të tjera për zbatimin e punëve civile?

Do ta hetojë apo do vijojë ti japë tendera….

genta vangjeli pd 2t shpk

Sondazh

Poll