Politike

Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit, SPAK pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Libohovës

Në seancën që u zhvillua mëngjesin e kësaj të hëne, SPAK tha se në dosjen për kryebashkiakun Hida nuk janë gjetur prova që tregojnë se, në kohën kur ushtronte detyrën si shef në Sektorin e Krimeve në Gjirokastër, të ketë lejuar kultivimin e kanabisit.

27 Janar 2025, 10:18 Nga r.ll
Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit, SPAK pushon çështjen ndaj
leonard hide

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. SPAK ka pushuar çështjen për kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hida, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Në seancën që u zhvillua mëngjesin e kësaj të hëne, SPAK tha se në dosjen për kryebashkiakun Hida nuk janë gjetur prova që tregojnë se, në kohën kur ushtronte detyrën si shef në Sektorin e Krimeve në Gjirokastër, të ketë lejuar kultivimin e kanabisit.

Të akuzuar për ngjarjen ishin edhe Besnik Lila ish shefi i komisariatit të Gjirokastrës dhe punonjësit e policisë Leonard Hide, Hajdin Musaraj, Marenglen Dine, Edmond Late dhe Geraldo Nelaj. Vendimin final për pushimin e çështjes do ta japë gjykata.

leonard hide spak

Sondazh

Poll