Sport

Amorim ‘ironizon’ Marcus Rashford: “Do të aktivizoj trajnerin tim të portierëve para tij”...

Ruben Amorim u tall me Marcus Rashford, shërbimet e të cilit ka disa javë që mungojnë. Pas fitores ndaj Fulhamit këtë të dielë (1-0), trajneri i Manchester United ka bërë shaka me situatën e sulmuesit mankunian.

27 Janar 2025, 08:30 Nga DOSJA

Amorim ‘ironizon’ Marcus Rashford: “Do të aktivizoj

ANGLI - Ruben Amorim nuk e ka ndryshuar mendjen për Marcus Rashford dhe këtë e ka konfirmuar mbrëmjen e së dielës, duke përdorur ironi, pas suksesit të Manchester United ndaj Fulhamit (1-0). 

“Unë madje do të luaj (Jorge) me Vital para se të vendos një lojtar që nuk jep më të mirën çdo ditë”, guxoi trajneri portugez, duke iu referuar trajnerit të tij të portierëve 63-vjeçar.

Një deklaratë e re që tregon pse Rashford, është i lënë jashtë fushës për disa javë dhe ende mungoi në grup këtë fundjavë. 

“Është gjithmonë e njëjta gjë, - shtoi Amorimi. - Arsyeja është ajo që ndodh në stërvitje. Çdo detaj ka rëndësi. Dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë, unë nuk do të ndryshoj. Nëse bëni më të mirën, do të përfshiheni në rotacionin tim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll