Sport

Trajneri Hansi Flick i impresionuar nga gjesti i Gavit: "I thashë të hynte në fushë, por ai më tha aktivizo Pablo Torres!"...

Trajneri gjerman i Barçës tregon episodin domethënës që i kishte ndodhur me mesfushorin Gavi…

27 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA
Trajneri Hansi Flick i impresionuar nga gjesti i Gavit: "I thashë

SPANJE - Fitore 7-1, oshëtimë e Barcelonës kundër Valencias: një mbrëmje festimi për Blaugranët. "Ne e filluam të përqendruar," - tha trajneri Hansi Flick në fund të ndeshjes.

"Mënyra se si i shënuam këta gola ishte fantastike. Ishte një gjë e mrekullueshme, ndeshje, perfekte. Të gjithë ishin shumë të përfshirë në manovër dhe luajtën në mënyrë të përsosur."

Më pas për paraqitjen e Szczesny: "Me Szczesny në portë nuk humbëm kurrë. Nuk është situata më e mirë për Iñaki, por ky është futbolli. Ne duhet të marrim vendime. Ne jemi profesionistë dhe kjo është puna jonë.

Nëse duhet të ndryshojmë, duhet të bëjmë diçka. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por kjo është çështje e performancës dhe vendimi i duhur për ekipin”.

Më pas një episod e lidhur me një zëvendësim që donte të bënte, me Gavin, i cili preferoi t'i linte hapësirë ​​një shoku të skuadrës, që ka gjetur më pak mundësi për të luajtur ​​deri më tani:

"Ne shënuam shumë gola dhe mendova të ndryshoja. Situata që më favorizoi, pjesa më e madhe është ajo në të cilën fola me Gavin, isha gati ta aktivizoja në 15 minutat e fundit, por ai më tha: 'Jo, vendos Pablo Torres'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll