Sport

Edon Zhegrova merr lajmin e keq në momentin vendimtar!

Lajmi i keq është konfirmuar nga presidenti i Lille, Letang, i cili ka refuzuar të komentojë nëse Zhegrova duhet t’i nënshtrohet operimit apo jo.

27 Janar 2025, 00:47 Nga DOSJA
Edon Zhegrova merr lajmin e keq në momentin vendimtar!

FRANCE - Edon Zhegrova ka qenë kryefjalë e merkatos së janarit, pasi për shqiptarin ka pasur një interes të vazhdueshëm nga disa klube të mëdha. Por, pikërisht tani që mund të bënte hapin e madh në karrierë, Zhegrova ka marrë lajmin e keq.

Ylli i Kosovës do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 6 javë të tjera për shkak të një dëmtimi që pësoi në fund të barkut në dhjetor, por rezultoi më i rëndë nga sa pritej fillimisht. Lajmi i keq është konfirmuar nga presidenti i Lille, Letang, i cili ka refuzuar të komentojë nëse Zhegrova duhet t’i nënshtrohet operimit apo jo.

Vetëm pak ditë më parë, Sacha Tavolieri raportonte se Napoli ishte shumë i interesuar për të nisur bisedimet me Lille për transferimin e mundshëm të Zhegrovës, por qëndrimi jashtë fushave të lojës për një kohë realtivisht të gjatë i ka prishur planet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll