Sport

VIDEO / Manchester United ia del të marrë një fitore me shumë vlera në transfertë!

Ndërkohë, sot erdhi një tjetër humbje turpëruese në shtëpi për Totenhemin, që është mundur me shifrat 2-1 nga Leistëri dhe rrezikon që të përfshihet në luftën për mbijetesë në Premier Ligë.

27 Janar 2025, 00:44 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester United ia del të marrë një fitore me

ANGLI - Manchester United ka siguruat një fitore minimale në transfertë ndaj Fulhamit, duke marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin. Skuadra e Amorim, përsëri nuk ia doli të shfaqej dominuese në fushën kundërshtare ashtu siç kërkohej prej saj, por mori atë që desh falë një goli në pjesën e dytë të Lisandro Martinez.

Kjo fitore bën që United të largohet disi nga zona e rrezikut në renditje dhe të mbajë për momentin vendin e 12-të.

Ndërkohë, sot erdhi një tjetër humbje turpëruese në shtëpi për Totenhemin, që është mundur me shifrat 2-1 nga Leistëri dhe rrezikon që të përfshihet në luftën për mbijetesë në Premier Ligë, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e Ante Postecoglu në drejtimin e kësaj skuadre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll