Sport

VIDEO / Tottenham në krizë, Leicester i shkakton humbjen e katërt rradhazi!

Leicester që po lufton për mbijetesë, u rikthye nga një gol dizavantazh për të marrë fitoren e parë në nëntë ndeshje.

26 Janar 2025, 20:42 Nga DOSJA
VIDEO / Tottenham në krizë, Leicester i shkakton humbjen e katërt

ANGLI - Tottenham Spurs pësoi humbjen e katërt radhazi në Premier League, ndërsa Leicester, që po lufton për mbijetesë, u rikthye nga një gol dizavantazh për të marrë fitoren e parë në nëntë ndeshje.

Tifozët vendas nisën brohoritje të tipit “duam Levy jashtë” drejt presidentit Daniel Levy, ndërsa ekipi i dëmtuar i Ange Postecoglou pësoi dy gola brenda katër minutash menjëherë pas pushimit të pjesës së parë.

Vendasit kishin kaluar në avantazh falë golit me kokë nga Richarlison në pjesën e parë nga krosimi i Pedro Porro, por Jamie Vardy e barazoi nga një kros i ulët i Bobby De Cordova-Reid vetëm 57 sekonda pas pushimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll