Sport

VIDEO / Interi shkarërron Leccen dhe nuk i ndahet Napolit!

Me këtë fitore, Interi nuk i ndahet Napolit. Ekipi i Contes kryeson me 53 pikë, 3 më shumë se zikaltrit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

26 Janar 2025, 20:37 Nga DOSJA
VIDEO / Interi shkarërron Leccen dhe nuk i ndahet Napolit!

ITALI - Interi ka marrë një fitore të thellë në Lecce, aty ku djemtë e Inzaghit dominuan nga fillimi në fund dhe shënuan 4 gola. Serinë e golave e hapi Frattesi në minutën e 6-të. Kapiteni Lautaro Martinez dyfishon shifrat në minutën e 39-të.

Zikaltrit shënuan dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Dumfries shënoi golin e tretë në minutën e 57-të dhe katër minuta më vonë Taremi shënon golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.

Inzaghi i dha dhe disa minuta në dispozicion Kristjan Asllanit. mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Frattesit. Me këtë fitore, Interi nuk i ndahet Napolit. Ekipi i Contes kryeson me 53 pikë, 3 më shumë se zikaltrit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll