Politike

PD: Bashkia e Tiranës mohon bonusin e qirasë për qytetarët përfitues

Vangjeli apeloi ndërhyrjen emergjente në zgjidhjen e kësaj situate dhe përfitimin e qirave të prapambetura dhe vijuese të qytetarëve.

26 Janar 2025, 10:59 Nga r.ll
PD: Bashkia e Tiranës mohon bonusin e qirasë për qytetarët
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike ka mbajtur sot një deklaratë për mediat, ku solli rastin e qytetarëve të cilët sipas saj kanë denoncuar se prej muajit Gusht 2022, bashkia ka ndërprerë bonusin e qirasë.

Ajo thotë se çifti pensionist Zyra dhe Halil Gjalpi jetojnë me qira gjithashtu edhe djali i tyre Alfons Halil Gjalpi i cili është kryefamiljar dhe i ndarë nga prindërit jeton me qiran në një banesë tjetër.

Sipas saj në kushtet e pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve të qirasë në favor të qiradhënësve, fakt ky i vërtetuar me dokumente, qytetarët me të ardhura minimale dhe me kosto shtesë të trajtimit të tyre për medikamente mjekësore, në datën 22 Shtator 2023 i kanë drejtuar kërkesë specifike bashkisë së Tiranës me qëllim vijimin e pagimit të bonusit të qirasë.

Ndërkohë, Vangjeli shprehet se në përgjigjen e bashkisë thuhet se pas shqyrtimit të dosjes nga Drejtoria e Strehimit Social do të jetë Komisioni i Strehimit i cili do të kryejë vlerësimin e saj dhe më pas Këshilli Bashkiak si organ vendimmarrës do të vendosë qytetarët përfitues për subvencionin e qirasë. Zëdhënësja e PD thotë se ende nuk ka asnjë reagim tjetër ndërkohë shpenzimet për qiratë vijojnë. Vangjeli bëri apel për ndërhyrje emergjente në zgjidhjen e kësaj situate dhe përfitimin e qirave të prapambetura dhe vijuese të qytetarëve.

Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në adresën e PD kanë mbërritur denoncimet e shtetasve:

1. Zyra Hasan Gjalpi dhe Halil Isuf Gjalpi si dhe

Personat e mësipërm janë përfitues nga trajtimi për subvencionin e qirasë nga bashkia Tiranë.

Qytetarët denoncuan se shumë herë bonusin e qirasë nuk e kanë përfituar në shumën e plotë sipas VKB-ve respektive dhe prej muajit Gusht 2022, bashkia ka ndërprerë bonusin e qirasë.

Çifti pensionist Zyra dhe Halil Gjalpi jetojnë me qira gjithashtu edhe djali i tyre Alfons Halil Gjalpi i cili është kryefamiljar dhe i ndarë nga prindërit jeton me qiran në një banesë tjetër.

Ndodhur në kushtet e pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve të qirasë në favor të qiradhënësve, fakt ky i vërtetuar me dokumente, qytetarët me të ardhura minimale dhe me kosto shtesë të trajtimit të tyre për medikamente mjekësore, në datën 22 Shtator 2023 drejtuan kërkesë specifike pranë bashkisë Tiranë me qëllim vijimin e pagimit të bonusit të qirasë.

Në përgjigje e saj bashkia bëri me dije se pas shqyrtimit të dosjes nga Drejtoria e Strehimit Social do të jetë Komisioni i Strehimit i cili do të kryejë vlerësimin e saj dhe më pas Këshilli Bashkiak si organ vendimmarrës do të vendosë qytetarët përfitues për subvencionin e qirasë.

Dhe akoma nuk ka asnjë reagim tjetër ndërkohë shpenzimet për qiratë vijojnë.

Partia Demokratike, apelon ndërhyrjen emergjente në zgjidhjen e kësaj situate dhe përfitimin e qirave të prapambetura dhe vijuese të qytetarëve:

Zyra Hasan Gjalpi dhe Halil Isuf Gjalpi si dhe kryefamiljarit tjetër Alfons Halil Gjalpi.

Partia Demokratike do të ndjekë dhe mbrojë të drejtat e këtyre qytetarëve në nevojë si dhe kujtdo tjetër i cili mbrohet nga ligji dhe shteti i korruptuar i Edi Ramës i cili nuk harron të ngrejë rrogat e pushtetarëve e të paguajë incinerator që nuk ekzistojnë por shtyp, shkel, dhunon e varfëron në ekstrem popullin e thjeshtë.

pd genta vangjeli

Sondazh

Poll