Politike

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale

Rama tha se bektashizmi ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik.

25 Janar 2025, 12:29 Nga M.B
Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Nuk mund të më
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Rama tha se nuk mund ta akuzojnë që po bën diçka në favor të një pale, duke iu referuar idesë për krijimin e një shteti bektashi.

Ai shtoi se bektashinjtë nuk janë palë, pasi rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti. Rama tha se bektashizmi ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik.

"Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale, bektashinjtë nuk janë palë rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti që mishërohet një fjalët e poetit tonë kombëtar, nuk mundem në mes tyre por edhe në gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt.

Ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik. Nuk është sekt fetar, por dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe largpamësie, bektashizmi ka edhe atdheadashurinë", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll